VIDEO/ Skënderbeu në avantazh përballë Tiranës, heshtje në ‘Air Albania’

Është zhbllokuar sfida në “Air Albania” në sfidën mes Tiranës dhe Skënderbeut.

Aksion i shpejtë i skuadrës korçare nga krahu i djathtë me një harkim në qendër, mbrojtja bardheblu nuk largon topin.

Në minutën e 29’ ishte Bregu që shfrytëzoi një pasiguri në mbrojtjen bardheblu duke dërguar topin drejt rrjetës.