VIDEOLAJM/ Këngëtari i njohur ia fut në grusht rojes së sigurisë

Ky është momenti kur këngëtari i njohur, Rod Stewart, godet një roje sigurie në një hotel luksoz në Florida, SHBA. Këngëtari 75-vjeçar shihet duke kërcyer dhe pasi bën një përshëndetje naziste, gjuan me grusht rojen.

Stewart është arrestuar dhe pritet të dalë përpara gjykatës. Ai rrezikon një dënim deri një vit burg.

Mësohet se roja nuk po e lejonte këngëtarin të shkonte te zona e fëmijëve në hotel.