VIDEOLAJM/ Si mund të ketë hyrë bretkosa në spec?

Një çift kanadez mbeti i befasuar teksa po priste specat për të gatuar darkën. Brenda një speci ishte një bretkosë e gjallë.

Çifti thotë se nuk e di se si mund të ketë përfunduar bretkosa brenda në spec. Ata thanë se blerjet i kanë bërë në një supermarket në lagje.

Një teori është që një insekt mund të ketë vendosur një vezë brenda në spec. Autoritetet kanë nisur një hetim, ndërsa mësohet se specat ishin importuar nga Hondurasi.