VIDEO/ Ndërhyrje kriminale, futbollisti godet kundërshtarin me shkelm në kraharor

Ndeshja mes Patronatos dhe Unión Santa Fe nuk prodhoi shumë gola, por prodhoi skena të ngjashme me sportin e karates.

Futbollisti i Union, Walter Bou ndërhyri ashpër ndaj Matias Ibanez, duke e goditur me shkelma në pjesën e kraharorit.

Kjo ndërhyrje i kushtoi atij daljen e menjëhershme nga fusha e lojës pasi ajo lloj skene nuk kishte të bënte aspak me futbollin.