Media e njohur serbe xhelozon grumbullimin e Rei Manajt me Barcelona A, ja çfarë shkruan

Rey Manaj është grumbulluar nga trajneri i Barcelonë, Quique Setien për ndeshjen e sotme ndaj Getafes në La Liga. Padyshim që përfshirja e tij në listë e skuadrës së parë katalanase na bënë dhe ne si shqiptarë të ndjehemi mirë me arritjen e bashkombasit tonë.

Por nëse me ne ndodh kjo gjë, ky grumbullim i sulmuesit kuqezi me Messi & CO duket se ka tërbuar serbët. 

E çuditshme, por e vërtetë. Nëse nuk e besoni, ju njohim me shkrimin e gazetës së njohur beogradase, ”Kurir”, që del me titullin: “Lajme tronditëse nga “Camp Nou”, futbollisti shqiptar me Lionel Messi! Ja kush është sulmuesi i ri i Barcelonës”. Dhe shkrimi në fjalë vazhdon: “Futbollisti shqiptar, Rey Manaj, mund të bëjë debutimin e tij me Barcelonën, të shtunën, kur Getafe mbërrin në “Camp Nou”. Manaj është një 22-vjeçar, nga Albacete mbërriti te Barcelona B në merkaton e janarit. Sidoqoftë, pasi trajneri i ekipit të parë, Quite Setien, u përball me një problem të madh me sulmuesit, Lionel Messi dhe shokët e skuadrës “aneksuan” Manaj.