Skandal/ Avokati i njohur dhunon lypësin në mes të shëtitores në kryeqytet

Në bulevardin kryesor në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, një lypës po kërkonte lëmoshë, kur avokati i njohur Tomë Gashi është filmuar duke shqelmuar paratë që lypësi kishte para vetes.

Në atë moment një qytetar e ka filmuar këtë ngjarje të pahijshme, ku tregohet se avokati Gashi ka poshtëruar lypësin me fjalë të ndyra.

Duke e ofenduar dhe dhunuar verbalisht,  Gashi ka shqelmuar një pecet që mbante disa cent që lypësit ia kishin dhuruar qytetarët.

Nga video nuk kuptohet se çfarë e ka nxitur përplasjen e avokatit me lypsarin.