FOTOLAJM/ Kurti, Rama, Vuçiç e Thaçi në një tryezë

Ka përfunduar diskutimi për Ballkanin Perëndimor në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Konferencën e Sigurisë së Mynihut lidhur me çështjet e sigurisë në Ballkan.

Siç shihet në fotot e mëposhtme, kryeministri Edi Rama është ulur përballë presidentit serb, Aleksander Vuçiç, i cili shfaqet i qeshur, ndërsa pranë tij është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Disi më i veçuar nga treshja e mësipërme duket kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti, i cili në një deklaratë të tijën të mëparshme nga Konferenca do të shprehej: "Mafia është sektori i vetëm i integruar plotësisht në Ballkanin Perëndimor. Ajo çfarë na duhet përreth Ballkanit është që prokurorët të jenë njerëzit më të famshëm, e jo ne, kryeministrat ose ministrat e jashtëm”.

Në panelin ku u diskutua për rajonin, merrnin pjesë edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stavo Pendarovski, ai i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç e shefi i diplomacisë europiane, Joseph Borrell. /SYRI.net