Marrëdhëniet SHBA-Taleban/ Arrihet marrëveshja për zvogëlimin e dhunës

Të premten, Shtetet e Bashkuara kanë arritur marrëveshje të uljes së dhunës me Talibanët, e cila që mund të çojë në një tërheqje të trupave amerikane nga Afganistani, tha një zyrtar i lartë i administratës.

Zyrtari amerikan u tha gazetarëve se gjatë konferencës së sigurisë në Mynih, periudha shtatë-ditore e një uljes së dhunës nuk ka filluar ende, raporton Reuters.  

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo dhe Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper u takuan me Presidentin e Afganistanit Ashraf Ghani gjatë konferencës.

Njoftimi erdhi një ditë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump tha që ekzistonte një "shans i mirë" për të arritur një marrëveshje me Talibanët, e cila mund të sjellë tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.

Një marrëveshje për një tërheqje të madhe të trupave do të ishte një nxitje pozitive për Trump, i cili ka premtuar vazhdimisht se do të ndalojë "luftërat e pafund", pasi ai kërkon rizgjedhjen për një mandat të dytë në nëntor.