VIDEO-FOTO/ Juli Kristafi i bashkohet SYRI TV

Gazetarja dhe moderatorja e njohur e ekraneve shqiptare, Juli Kristafi nga muaji mars i bashkohet SYRI TV.

Si televizion i ri në treg, SYRI TV do të ketë programacion të plotë, me lajme dhe emisione të ndryshme.

Kristafi sot ka nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me drejtuesit e SYRI TV.

Siç mësohet, Juli Kristafi do të drejtojë edicionin qendror të lajmeve në SYRI TV, si dhe një program me autorësinë e saj.