ZYRTARE/ Sërish krah Messit, Rei Manaj grumbullohet nga Barcelona

Rei Manaj po merr vëmendjen e të gjithëve në Spanjë.

Kur erdhi te Barcelona B pak kush do ta mendonte se mund t’i jepej hapësira në skuadrën e parë.

Por sulmuesi shqiptar është grumbulluar nga trajneri, Quique Setien, për ndeshjen e së shtunës në La Liga kundër Getafe.

Manaj është përfshirë në listën me 18 lojtarë, që katalanasit do të kenë në dispozicion për këtë sfidë, çka do të thotë se minimalisht ai do të jetë në stolin rezervë në “Camp Nou”.

Por shanset e Manaj për të debutuar me skuadrën e parë janë rritur ndjeshëm, pasi Barcelona është në emergjencë totale në repartin e sulmit pas dëmtimit të Suarez dhe Dembele.