Arbana Osmani uron të ëmën për ditëlindje me fjalët më të ngrohta

Në ditën e Shën Valentinit, e ëma e moderatores Arbana Osmani, feston ditëlindjen.

Për ta uruar në këtë ditë të veçantë, moderatorja ka publikuar disa foto në Instastory  dhe nëpërmjet tyre i dedikon fjalët më të bukura.

“Gëzuar ditëlindjen e bukura Teuta. Ti më jep shumë kënaqësi. Edhe pse ndonjëherë (shpesh) më çmend, ti je shoqja ime më e mirë. Gati të pimë verë në darkë. Gjithmonë në një hap me modën. Të dua dhe shpresoj që një ditë Joni të më dojë sa gjysma e asaj që dua unë ty”, shkruan moderatorja në disa foto ku shfaqet me të ëmën.