Shën Valentini i parë, Rudina Dembacaj uron Mark Frrokun

Rudina Dembacaj po jeton një romancë të bukur dashurie me ish-deputetin Mark Frroku!

Moderatorja shqiptare ka rreth 2 muaj  që ka bërë publike lidhjen e saj të re pas ndarjes nga Aleksandër Varfaj.

Ndonëse në fillim ajo u përpoq që ta mbante lidhjen larg vëmendjes mediatike, tani bën shpesh në Instagram postime që lidhen me Markun.

Në ditën e të dashuruarve, nuk mund të mungonte një urim nga ana e saj në rrjetet sociale.

Rudina ka publikuar një foto ku ka mbështetur kokën tek shpatullat e ish-deputetit dhe në të shkruan “Gëzuar Shën Valentinin”.