At the @Landtag_Bayern last night: pic.twitter.com/jZH8PACQBK

— US-Botschaft Berlin (@usbotschaft) February 14, 2020

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Nënshkruhet edhe marrëveshja tjetër Kosovë - Serbi: Hekurudhë dhe autostradë për të lidhur dy shtetet

Është nënshkruar sot në Gjermani, edhe marrëveshja e dytë midis Kosovës dhe Serbisë për hapjen e hekurudhës dhe autostradës që lidh dy shtetet. Në Mynih, falë ndërmjetësimit të Të Dërguarit të Posaçëm të Trump, Robert Grenell, firmat i hodhën dy presidentët e shteteve: Hashim Thaçi për Kosovën dhe Aleksandër Vuçiç për Serbinë.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe ambasadori britanik Philip Kosnett dhe Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell, nënshkruan në Mynih kështu, Letrën e shprehjes së interesit për autostrada dhe Letrën e shprehjes së interesit për hekurudha me të cilat Kosova dhe Serbia shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani dhe I Dërguari i Posaçëm i Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë mundësoi brenda një muaji, firmosjen e një marrëveshjeje të dytë midis vendeve, pas asaj për rivendosjen e linjës ajrore Serbi-Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane në Berlin, përmes një postimi në Twitter.

“Duke ndodhur tani- ora 9:30 në Mynih, ambasadori Grenell do të shoqërohet nga Presidenti Vuçiq dhe Presidenti Thaçi për ceremoninë e nënshkrimit për marrëveshjen për hekurudhën dhe autostradën mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në postimin e ambasadës.