Deklarata e Piolit pas barazimit ndaj Juventusit, flet për penalltinë e Ronaldos!

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur menjëherë pas barazimit 1-1 ndaj Juventusit në gjysmëfinalen e parë për Kupën e Italisë.

Në një reagim për mediat italiane, Pioli tha me bindje se nuk ekzistonte penalltia e fituar nga Cristiano Ronaldo në minutën e 90’ të ndeshjes.

Rebic shënoi i pari për vendasit, kurse rezultatin e barazoi CR7-ta në fund të ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë.

“Ju thash lojtarëve që të largohen nga fusha pa asnjë zhgënjim. Mund ta them, ata nuk ndihen keq nga ky barazim. Pas kësaj ndeshje jam shumë krenar me paraqitjen e tyre, kështu janë edhe tifozët e Milanit”, ka deklaruar Pioli.

“Ne kërkuam fitoren, ishim në një ditë të mirë ta bënim atë, por kjo është vetëm ndeshja e parë dhe ne do të provojmë të bëjmë më mirë në ndeshjen e dytë”.

Duke folur për penalltinë, Pioli tha: “Mbaj mend se gjyqtarët treguan pamjet e kësaj penalltie në Cagliari – Brescia në fillim të sezonit, dhe thanë se ishte gabim ta jepje sepse lojtari nuk mund ta shihte topin”.

“Unë nuk shoh se çfarë pati ndryshe në këtë situatë, pasi Calabria nuk pati mundësi ta shoh atë. Nuk ishte penallti pasi goditja e Ronaldos nuk po shkonte drejt portës”, përfundoi Pioli.