OBSH: Vaksina e koronavirusit mund të kërkojë qindra milionë dollarë dhe muaj të tërë

"Qeveritë dhe gjigantët farmaceutikë duhet urgjentisht të fillojnë punën me rrezik dhe të kushtueshe për të prodhuar vaksinën kundër koronavirusit që quhet tashmë COVID-19", tha të premten Oorganizata Botërore e Shëndetësisë

“Vendime të mëdha” nevojiten të merren pasi vaksina kërkon një investim shumë të madh dhe sektori shtetëror duhet të marrë përsipër një pjesë të rrezikut bashkë me sektorin privat,” tha Michael Ryan, drejtori i emergjencave të OBSH në një konferencë të përditshme lidhur me koronavirusin, në Gjenevë.

“Kërkohen qindra milionë dollarë,” tha ai dhe mund të jetë e nevojshme të prodhohen disa vaksina të mundshme “pa sigurinë se ndonjëra prej mund të ketë efekt”.

Kjo deklaratë erdhi në një kohë kur më shumë se 63 851 persona janë infektuar nga koronavirusi dhe 1380 kanë vdekur në Kinë. /ar.sh/SYRI.NET