Keisi tregon si do ta presë këtë vit Shën Valentinin

Dy ditë më parë ish-partnerja e Stresit, Keisi, festoi 24-vjetorin e saj të lindjes.

Për habinë e të gjithëve reperi e uroi ish-in e tij me një postim të veçantë në InstaStory, ku i kishte vendosur emojin e një kurore mbi kokë.

“Gëzuar ditëlindjen”- shkruante Stresi krahas fotos të cilën Keisi e ripostoi në profilin e saj, duke e falenderuar gjithashtu publikisht.

Pikërisht këto gjeste na bënë të mendojmë se Keisi dhe Stresi janë drejt rikthimit dhe pse jo, mund të festonin së bashku ditën e të dashuruarve.

Mirëpo, e pyetur në InstaStory se si e mendon këtë 14 shkurt, ish-partnerja e Stresit na la të kuptojmë se ata të dy vazhdojnë ende të ndarë.

Ky Shën Valentin do ta presë Keisin në punë dhe 24-vjeçarja ka treguar se s’ka asnjë plan të veçantë.

“Do jetë një ditë si çdo ditë tjetër, do jem në punë”- tregon Keisi, ndërkohë që planet e Stresit nuk i dimë ende