Pushime 15 mijë paund për Krishtlindje, kryeministrit Johnson duhet të justifikojë paratë

Opozita ka thirrur Boris Johnson që të justifikojë pushimet luksoze në Karaibe për Krishtlindje.

Boris Johnson dhe partnerja e tij Carrie Simmons shkuan me pushime, ku sipas mediave britanike i kushtoi rreth 15 mijë paund.

Ata shkuan në një ishull privat të quajtur Mystic. Sipas Johnson për pushimet e tij paguajti pronari i një kompanie telefonie, Carphone Warehouse, sponsor kryesor i partisë Konservatore.

Një zëdhënës i kryeministrit deklaroi se të gjitha transaksionet dhe pagesat janë bërë në mënyrë transparente.

David Ross, pronari i kompanisë celulare pagoi për pushime nga data 26 dhjetor deri më 5 janar.

Në emër të partisë Laboriste, john Trickett i kërkoi Boris Johnsonit që të justifikojë dhe të bëjë qartësime mbi pushimet e tij, në të kundërt do të kërkohet hetim parlamentar.