Hartoi raportin për dëbimin e gylenistëve/ Kurti e emëron këshilltar ekspertin amerikan

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Kurti ka emëruar shtetasin amerikan Tienmu Ma, këshilltar të jashtëm politik, në fushën e të drejtave të njeriut.

Nëpërmjet publikimit të vendimit, kryeministri Kurti i ka uruar këshilltarit Tienmu Ma, suksese në punën e përbashkët në udhëheqje të ekzekutivit.

Amerikani Tienmu Ma njihej edhe më pare për përfshirjen në hartimin e raportimit për dëbimin e shtetasve turq, nga Kosova, të njohur si gylenistë.