E mbani mend Matrin? Nga Milani dhe Juventusi, përfundon te Monza

Alesandro Matri është një emër i njohur për të gjithë, për faktin se ka luajtur me ekipe të mëdha si Milani dhe Juventusi.

Megjithatë pas aventurave të fundit me Sasuolon dhe Brescian, tashmë sulmuesi është një lojtar i lirë dhe në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën.

Sipas asaj që shkruan “Sky”, e ardhmja e 35-vjeçarit pritet të jetë në Spanjë, pasi interes për të ka shfaqur Las Palmas dhe marrëveshja duket shumë afër.

Megjithatë për të mbajtur trupin në formë, Matri ka nisur stërvitjen me Monzën në Serie C, një klub i cili është në pronësinë e ish-presidentit të Milanit, Silvio Berluskoni.