Tirana publikon çmimin e biletave për sfidën ndaj Skënderbeut

Tirana do të luajë të shtunën, kundër Skënderbeut në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.

Pas konfirmimit nga ana e klubit bardheblu për luajtjen e ndeshjes në “Air Albania” tashmë janë publikuar dhe çmimet e biletave për këtë sfidë.

Tifozeria bardheblu ka në dispozicion tribunën qendrore (Ë), tribunën karshi (E) dhe tribunën mbas portës nga ana e qytetit ( N ). Tifozeria mike do të ketë në dispozicionin tribunën nga liqeni (V). Për sa i përket çmimeve, bileta më e lirë kushton 500 lekë të reja, ndërkohë që më e shtrenjta kushton 3000 lekë të reja.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Ka nisur sot shitja e biletave tek dyqani “FSHF”, për ndeshjen e rradhës KF Tirana – KF Skënderbeu, ndërkohë nga nesër nis shitja në pikat e tjera.

Pikat e shitjes:

1. Biletaria “Selman Stërmasi” 09:00-19:00
2. Dyqani FSHF tek “Rruga Elbasani” 10:00-18:00
3. Biletaria në krah të Neptun “9 Katëshet”
4. Ish-Fusha Aviacionit godina 14-15 “All in One”
5. Online https://ebileta.al

Tifozeria bardheblu ka në dispozicion tribunën qëndrore (Ë), tribunën karshi (E) dhe tribunën mbas portës nga ana e qytetit ( N ). Tifozeria mike do të ketë në dispozicionin tribunën nga liqeni (V).

Shënim: Të gjithë personat e pajisur me abone sezonale do të kontaktohen nga klubi për paisjen me biletë në sektorin ku kanë abonenë.