Tinder bllokon modelen pasi disa burra mendonin se ajo nuk është e vërtetë

26 vjeçarja nga Kalifornia Holly Valentine njihet për format e saj dhe foto provokuese.

Mirëpo kjo gjë i ka kushtaur shtrenjtë në lidhje me aplikacionin Tinder.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, Tinder eshte nje aplikacion takimesh online.

Ai funksionon permes GPS dhe gjithkush mund te njihet me persona te tjere qe ndodhen perreth tij / saj fizikisht.

Ky aplikacion ka bllokuar llogarinë e modeles pasi ka marrë disa reporte nga meshkujt pasi mendonin se ajo po gënjente me fotot.

26-vjeçarja është shprehur:

"Kam përdorur fotografi të pastra, bëra gjithçka që duhej të bëja, pashë disa profile dhe më pas fillova të shikoja Game of Thrones. Pastaj pas disa orësh u ktheva përsëri për të parë disa mesazhe ku pashë që më kishin nxjerrë dhe bllokuar nga aplikacioni.

'Nga njoftime që pashë ishin shkruar ‘Ju nuk jeni e vërtetë, pse një vajzë me format si ju duhet të kishte llogari në Tinder. Unë nuk kam kontakuar me asnjë nuk e përdorja me të vërtetë aplikacionin’.

Më tej ajo shton se ishte përpjkur të kontaktonte me apikacionin por ishte refezuar pa shpjegime.

Holly e cila ka puanuar më parë në marketing hapi faqen e saj në Instagram për të parë sesa mirë mund ta menaxhonte ajo.

Dhe ja ka arritur me kalimine viteve ajo ka mbledhur rreth vetes 1.2 milion ndjekës madje ka filluar dhe biznesin e saj duke reklamuar market e alkoolit dhe stilin e jetesës së saj.