FOTO/ Gjendet plastmas i përgjakur, dyshohet se me të mbështollën Jan Prengën

Policia ka gjetur në një kodër në Shijak, një plastmas të gjakosur, për të cilin ka dyshime të forta se është pikërisht ai me të cilin vrasësit kanë mbledhur trupin e  Jan Prengës.

Pranë plastmasit është gjetur edhe një litar plastik, që është përdorur për të lidhur. Menjëherë ai është marrë dhe është dërguar në Laboratorin e Policisë Gjyqësore, për të kontrolluar njollat e gjakut se kujt i përkasin.

FNSH-ja i ka ndërprerë kontrollet për gjetjen e kufomës në zonën rreth Shijakut, ku mendohet se është fshehur kufoma e Prengës, por Policia vendore i ka vazhduar kërkimet për gjetjen e trupit.

Jan Prenga u rrëmbye më 17 janar 20202 në Kamëz me një furgon dhe më pas u mësua se ai ishte marrë peng nga anëtarë të familjes Hajri në Shijak dhe Doçaj në Shkodër në kuadrin e një afere droge midis grupeve kriminale jashtë vendit.