Polici i dehur i mësyn në shtëpi me makinë, qëllon me armë të zotin e saj

Një polic i dehur i ka mësyrë me gjithë makinë në shtëpi pas mesnate, një qytetari në Fier dhe më pas edhe e ka qëlluar me armë.

Fatmirësisht, plumbi i policit Paulin Shpani e ka prekur në dorë, Soni Meçon.

Shpani ishte i dehur në momentin kur i hyrë në oborr, Meços dhe në momentin kur ky i fundit ka dalë për të parë situatën, ata janë konfliktuar.

Efektivi i dehur nuk ka hezituar të nxjerrë armën dhe ta qëllojë Meçon, të cilin plumbi e ka marrë në dorë.