Koronavirusi/ OBSH: Shumë herët për të parashikuar përfundimin e shpërthimit të epidemisë

‘Është shumë herët’ për të parashikuar përfundimin e epidemisë së koronavirusit, megjithë ka një ngadalësim të dukshëm të numrit të rasteve të reja në Kinë, thotë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

"Ky shpërthim ende mund të shkojë në çdo drejtim," paralajmëroi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Ghebreyesus, raporton BBC.  

Më parë, Kina raportoi numrin e saj më të ulët ditor të rasteve të reja të koronavirusit gjatë dy javëve.

Virusi ka vrarë më shumë se 1.100 njerëz dhe ka infektuar 44.600.

Numri i infeksioneve të reja ditore të raportuara nga autoritetet kineze arriti një kulm javën e kaluar në afro 4,000.

OBSH ka qenë në gjendje të gjurmojë burimin e transmetimit në 8 nga 441 rastet e virusit jashtë Kinës, tha kreu i urgjencave Michael Ryan.