'Napoli luajti një lojë mbrojtëse', flet Conte: Në krahasim me derbin në ndeshjen e sotme...

Këtë herë nuk shkoi si në derbi. Interi u mund me rezultatin 1-0 nga Napoli në gjymëfinale e Kupës së Italisë.

Pas ndeshjes, trajneri i zikaltërve, Antonio Conte foli për mikrofonat e “Rai Sport”.

Conte u urojë Napolin për fitoren dhe u shpre se luajtën një lojë mjaft të kujdeshme.

"Napoli erdhi në San Siro për të luajtur një lojë shumë mbrojtëse. Ata i mbyllën të gjitha hapësirat dhe kur ndodh kështu, ne duhet të ishim shumë më të shpejtë në lojën një kundër një. I uroj për fitoren sepse u treguan shumë të kujdesshëm në ndeshje. Gattuso u tregua i zoti.

Derbi me Milanin, shkaktar i humbjes me Napolin – Ndeshja me Milanin na kushtoi shumë energji psikologjike. Sot kreva 5 ndryshime në formacionin titullar në krahasim me derbin. Mos harroni që po flasim për Napolin, një skuadër që ka mundur Lazio-n, Juventus-in dhe Liverpool-in. Është një ekip me vlera. Ata kanë ekipin e dytë më të mirë pas Juventus-it”.

Gjyqtari? Nuk flas për të, as që më intereson.

Eriksen?" Patjetër që ka  shumë cilësi.  Ai duhet të rimarrë intensitetin në lojë, sepse për gjashtë muaj ai nuk ka luajtur shumë.  Po stërvitet, është një djalë serioz, po bën mirë," përfundoi Conte.