Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e enjte

Ditën e enjte në vend, do të mbizotërojë moti me kthjellime e vranësira të pakëta deri mesatare.

Në zonat malore, lugina dhe bregdet kryesisht në orët e mëngjesit mjegull e mjegullinë, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

Era, do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -1ºC deri në 11ºC

zonat e ulëta 3ºC deri në 18ºC

zonat bregdetare 6ºC deri në 18ºC