Koronavirusi përhapet në Londër/ Konfirmohet rasti i parë, shkon në 9 totali i të infektuarve në Britani

Rasti i parë i koronavirusit është konfirmuar në Londër, duke i çuar në nëntë rastet totale në Britaninë e Madhe.

Viktima e fundit, një grua, u diagnostikua këtë pasdite dhe aktualisht po kurohet në spitalin Guy's dhe St Thomas në jug të Londrës, raporton Dailymail.  

Ajo mendohet se ka fluturuar në Mbretërinë e Bashkuar nga Kina disa ditë më pare dhe zyrtarët konfirmuan se ajo u infektua në Kinë.

Profesori Chris Whitty, zyrtari Kryesor i Mjekësisë për Anglinë konfirmoi rastin: 'Një tjetër pacient në Angli ka testuar pozitiv për koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në nëntë numrin e përgjithshëm të rasteve në Britaninë e Madhe.

"Ky virus u morë në Kinë dhe pacienti tani është transferuar në një qendër të specializuar NHS në Guy's dhe St Thomas" në Londër. "

Rasti mund të shkaktojë panik në kryeqytet, ku zyrtarët e shëndetit publik pritet të provojnë të gjejnë këdo që personi i infektuar mund të ketë qenë në kontakt.