VIDEO/ Hyka prezantohet tek ekipi i ri me këngën ‘Xhamadani vija vija’

Pak ditë më parë, Jamir Hyka kaloi nga Maccabi Netanya tek skuadra tjetër izrelaite Nes Tzionas.

Tek klubi i ri, futbollisti shqiptarë do të gjejë edhe një tjetër shqiptar, siç është Sabien Lilaj.

Të dy lojtarët do të shpresojnë të përshtaten sa më shumë njëri-tjetrin për të ndihmuar ekipin e tyre.

Së fundmi Hyka është prezantuar para shokëve, ku siç ndodh në çdo ekip, duhet të këndojë përpara pjesës tjetër.

31 vjeçari ka vendosur të këndojë një këngë patriotike, siç është “Xhamadani vija vija”. Një moment shumë i bukur ky, teksa duket se Hyka ka gjetur harmoni te ekipi i tij i ri.