Makina e blinduar/ Bardhi: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i ka dërguar disa pyetje kryeministrit Rama ku i kërkon ti kthejë përgjigje në lidhje me makinën luksoze dhe të blinduar që përdor vëllai i tij, Olsi Rama.

Bardhi e pyet Ramën pse vëllai i kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhëri nr. 1834/ 1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit.

‘Mbarë opinioni publik ka mësuar që vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, posedon një makinë luksoze, “Lincoln” të blinduar, e cila përdoret herë pas here edhe nga Kryeministri.

Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet:

-Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?

-Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?

-Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?