Mazhoranca i 'rrëmben' Presidentit edhe betimin e gjyqtarëve

Parlamenti otoi mbrëmjen e sotme pas një seance të gjatë v ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryeprokurori. Nevoja për këto ligje, siç kanë shpjeguar socialistët, erdhi pasi Presidenti Ilir Meta nuk thirri për betim Arta Vorpsin, për pasojë ajo nuk u bë anëtare e Kushtetueses.

Në bazë të ndryshimeve ligjore që u bënë sot me votat e mazhorancës dhe disa vota të opozitës së re, Meta ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar. Nëse nuk e bën atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin në Gj.Kushtetuese. Po kështu do të veprohet edhe për Kryeprokurorin.

Votimi sot në Kuvend:

Miratohet me 87 vota pro dhe 15 kundër projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar.

Miratohet me 86 vota pro, 7 abstesnim dhe 13 kundër projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” të ndryshuar”.