Pas mbylljes së kopshtit ku u dhunua fëmija, arrestohen të dyja edukatoret

Pas videos që u publikua nga një prind, ku dukej sesi dhunohej një fëmijë vetëm se nuk donte të ulej në karrige, prokuroria ka njoftuar arrestimin e dy edukatoreve të kopshtit “Cambridge Kids”.   

Prokuroria ka njoftuar se dy të dyshuarave u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga Gjykata.

Më vonë doli edhe videoja tjetër në të cilën një tjetër edukatore më zë të lartë kritikon ashpër një tjetër fëmijë të kopshtit “Cambridge Kids”.

Pas kësaj, inspektorati i Arsimit gjatë ditës së sotme ka marrë masa kundër çerdhes “Cambridge Kids”.

Ky institucion ishte duke vepruar pa licencë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë prandaj edhe Inspektorati ka vendosur që të ndërpres veprimtarinë e kësaj çerdheje.

“Për këtë qëllim, në përputhje me kompetencat ligjore , Inspektorati menjëherë ka filluar procedurat për ndaljen e ushtrimit të veprimtarisë së këtij institucioni derisa i njëjti të pajiset me licencë përkatëse në MASHTI”, thuhet në njoftim.