FOTO/ Gazetari i kronikës ironizon OFL-në: Po bllokoni makinat, po mushkat po bëjnë namin

Gazetari  i njohur i kronikës, Artan Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të dy mushkave të ngarkuara me thasë, ndërsa ironizon Operacionin Forca e Ligjit duke i ‘sfiduar’ që të gjejnë se kujt grupi i përkasin.

Sipas tij, teksa nuk kursen as ironinë, OFL nuk ka lënë rrugë kombëtare dhe rurale pa ngritur postbllok për të sekuestruar mjetet e blinduara të krimit, ndërsa “çunat” sipas tij nxjerrin nga hauri mushkat dhe i fusin në veprim.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës:

Me inisiative dhe vetveprim...

OFL ska lene rruge rruge kombetare dhe rurale pa ngritur postbllok per te sekuestruar mjetet e blinduara te krimit, "cunat" nxjerrin nga hauri dhe i fusin ne veprim, mushkat

Po tani si i behet?!

Pse budalla ishte Enveri qe i matrikullonte dhe mushkat edhe gomeret?!!!!

Pas '90-es askush nuk eshte kujtuar ti matrikulloje kafshet e punes, hajde e zbuloje tani cilit grup kriminal i perket mushka dhe si do ta deklaroje ne formularin e Anti-KCK....

Hajde e perballoje pazarin e mushkave, do shkoje nje mushke Leskoviku me shume se nje Mercedes G blindato....