100-vjetori i kryeqytetit/ Këlliçi: Teatri Kombëtar, mishërimi më i mirë i vlerave tiranase

"Në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytetl, është Teatri Kombëtar mishërimi më i mirë i vlerave tipike tiranase".

Kështu shprehet kryetari i FRPD, Belind Këlliçi, i cili teksa i referohet aktivitetit në sallën kryesore të Teatrit, shprehet ndër të tjera se, falë rezistencës dhe protestës 2-vjeçare, për fat të mirë Tirana e ka ende në këmbë, më të fortë se kurrë, Teatrin Kombëtar!

“Teatri Kombëtar plot e përplot. Në ditën e 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet, është pikërisht Teatri Kombëtar që mishëron më së miri vlerat tipike të Tironës, bujarinë, mikpritjen dhe zemrën e madhe. Falë rezistencës dhe protestës 2-vjeçare, për fat të mirë Tirana e ka ende në këmbë, më të fortë se kurrë, Teatrin Kombëtar!”, shkruan Këlliçi në postimin e tij.