ZYRTARE/ Adebayor firmos me klubin paraguaian

Emanuel Adebayor nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Sulmuesi togolez ka firmosur me klubin paraguaian, Olimpia Asuncion.

Njoftimin për arritjen e kësaj marrëveshje e dha klubi i Olimpias në faqen zyrtare.

Paraguaianët kërkojnë të triumfojnë në Coppa Libertadores dhe për këtë kanë firmosur me një sulmues me provojë si Adebayor.

35 vjeçari ka zhvilluar një karrierë të sukseshme në Evropë, duke veshur edhe fanellat e Arsenal, Manchester City, Real Madrid dhe Tottenham.

Adebayor së fundi ka qenë pjesë e kampionatit turk, ku ka luajtur te Istanbul Basaksehir dhe Kayserispor.