VIDEO/ Gattuso s’e mban shakanë, ngrihet të godasë kamerierin

Genaro Gattuso njihet si një person agresiv, të cilin nuk e mbajnë aspak nervat dhe këtë e ka treguar shpesh gjatë kohës kur ishte futbollist, kur ka pasur zënka me persona të shumtë.

Tashmë në rolin e trajnerit, italiani duket më i “zbutur”.

Së fundmi një kamarier ka menduar t’i bëjë një shaka trajnerit të Napolit, por për pak e pëson keq.

Kamarieri afrohet pranë Gattusos dhe bën sikur i bie filxhani me kafe, në formën e një shakaje.

Këtë episod Gattuso e ka marrë me të qeshur, teksa për pak tenton të godasë kamarierin, por më pas nisë të qeshë.