Beckham bind Neymar për të luajtur me Inter Miami

David Beckham gjatë karrierës si lojtarë, fitoi famë në mbarë botën për aftësinë e tij për gjuajtjet  nga goditja e dënimit.

Por, si janë aftësitë e legjendës për të bindur një legjendë tjetër që t’i bashkohet Inter Miamit, klub ku ish-futbollisti anglez është pronar?

Beckham e bëri më së miri. Ish-futbollisti i Manchester United ia ka dalë të bindi Neymar Jr t’i bashkohet  klubit amerikan.

Beckham, i cili foli për Otro, tha se kanë arritur marrëveshje me Neymar, që braziliani t’i bashkohet skuadrës së tij pas 10 vitesh.

‘’Do ta ofroj një kontratë. Kontrata do të jetë për 10 vitet e ardhshme. Ne nuk do të paguajmë shumë’’,  i kishte shkruar Beckham lojtarit. Ndërkaq përgjigjja e sulmuesit ishte pozitive duke pohuar se pajtohet me kushtet të cilat i ofron klubi amerikan.

Me asgjë të nënshkruar nga asnjëra palë, nuk mund të thuhet kalimi i Neymar është i sigurt te Miami, por duke parë karakterin e çuditshëm të lojtarit gjithçka mund të ndodhë.

Neymarr momentalisht po luan me PSG, skuadër me të cilën ka kontratë deri në qershor të vitit 2022. Gjatë 14 ndeshjeve me parisienet këtë sezon, sulmuesi ka arritur të shënojë 13 gola dhe gjashtë asiste në Ligën e Parë franceze.