Anëtarësimi në NATO/ Me vote unanime, Maqedonia e Veriut miraton protokollin në Kuvend

Gjatë seances së ditës së sotme, Republika e Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot protokollin për anëtarësimin në NATO.

Sipas informacioneve, mësohet se ditën e sotme Kuvendi ka miratuar protokollin me 114 vota pro dhe asnjë kundër.

Pas votimit, në një ceremoni nderi u ngrit edhe flamuri i NATO-s duke zyrtarizuar kështu anëtarësimin e vendit në NATO edhe pse vendi i fundit i NATO-s, Spanja nuk e ka ratifikuar ende protokollin e pranimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut.