ZYRTARE/ Szczesny rinovon kontratën me klubin e Juventusit

Puna e mirë gjithnjë vlerësohet dhe Juventus ka vendosur t’ia zgjasë kontratën Wojciech Szczesny.

Portieri Polak do të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër” edhe për 4 sezone të tjera. 29 vjeçari , mbërriti në Torino në sezonin 2017/2018 pasi kishte luajtur me Arsenalin dhe Romën. Wojciech me fanellën  e Juventusit deri më tani ka zhvilluar 84 ndeshje zyrtare , duke fituar dy Serie-A, një Kupë Italie dhe një Super Kupë. 

Szczesny ka zhvilluar paraqitje fantastik me ekipin italian dhe për këtë arsye drejtuesit kanë vendosur që t’ia besojnë sërish polakut katërkëndëshin e portës.