‘Mos e braktisni Shqipërinë’/ Meta i bashkohet mesazhit kundër fenomenit të shpopullimit

Presidenti Ilir Meta ka shprehur kënaqësinë e tij që në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, u takua me dhjetra studentë ekselentë, pedagogë dhe mësuese të nderuara, ku u bashkuan me një mesazh të fortë kundër fenomenit të shpopullimit që na rrezikon më shumë se kurrë: MOS E BRAKTISNI SHQIPËRINË!

‘Shumë i lumtur që në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, së bashku me dhjetra studente ekselente, pedagoge e mësuese të nderuara, të bashkoheshim me një mesazh të fortë kundër fenomenit të shpopullimit që na rrezikon më shumë se kurrë: MOS E BRAKTISNI SHQIPËRINË!

Mirënjohje dhe falenderim të veçantë për kontributet dhe përkushtimin e veçantë të mësuesve dhe pedagogëve të angazhuara në shkencë, që e frymëzojnë brezin e ri me shpresën për të ndërtuar të ardhmen në Atdheun tonë.’