U-16/ Kombëtarja e femrave mposht Lituaninë në ‘Air Albania Stadium’

Shqipëria e femrave U-16, ka zhvilluar një ndeshje shumë të bukur, teksa ka mposhtur Lituaninë me rezultatin 3-1, në ndeshjen kualifikuese të vlefshme për UEFA Development Tournamet.

Ekipi i drejtuar nga Agustin Kola dhuroi spektakël në stadiumin “Air Albania”, duke kënaqur të pranishmit që ishin aty për të ndjekur këtë ndeshje.

Për Kombëtaren si fillim shënoi Iliadhi në minutën e 31-të, ndërsa Qosa realizoi një dopjetë, në minutat 39’ dhe 51’, duke i dhënë fitoren Shqipërisë.

Pas dy ditësh Kombëtarja e U-16 do të përballet me Gjeorgjinë, ndërsa në datën 16 të këtij muaji do të luajë me Malin e Zi.