Numri i vdekjeve në Kinë tejkaloi 1.000 njerëz të martën ndërsa disa vende rritën përpjekjet për të përmirësuar liuftën ndaj virusit.

Shefi ekzekutiv i Hong Kongut Carrie Lam u kërkoi banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin vendet e mbushura me njerëz.

Ndërkohë, Koreja e Jugut u bëri thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë në Japoni, Tajvan, Malajzi, Vietnam, Tajlandë dhe Singapor, sipas Agjencisë Lokale të Lajmeve Yonhap.

Virusi ka infektuar mbi 43,000 njerëz dhe numri i tij i vdekjeve tashmë ka tejkaluar atë të shpërthimit të SARS në 2003.

Në epiqendrën e shpërthimit në provincën Hubei, dy zyrtarë shëndetësorë u pushuan nga puna, thanë mediat shtetërore kineze. Masa vjen pas një proteste për trajtimin e shpërthimit.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Koronavirusi merr emrin specifik/ OBSH emëron zyrtarisht virusin

Koronavirusi që ka vrarë më shumë se 1.000 njerëz është emëruar COVID-19.

Emri i tij u konfirmua nga Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një përbledhje të përditshme të martën.

Duke diskutuar arsyet e vendimit, ai tha: "Ne duhej të gjenim një emër që nuk i referohej një lokacioni gjeografik, një kafshë, një individi ose një grupi njerëzish dhe i cili është gjithashtu i shqiptueshëm dhe lidhet me sëmundjen".

"Të kesh një emër ka rëndësi për të parandaluar përdorimin e emrave të tjerë që mund të jenë të pasakta ose stigmatizuese. Ai gjithashtu na jep një format standard për t'u përdorur për çdo shpërthim të ardhshëm të koronavirusit."