FOTO/ Bie keq gjatë meçit, luftëtari i MMA mbetet i paralizuar

Luftëtari i Arteve të Përziera Marciale (MMA), Payzutdin Aliyev, theu qafën dhe ka mbetur i paralizuar pas rënies së tij të tmerrshme gjatë një meçi.

Aliyev u dërgua me emergjencë në spital prej “Tinkoff Arena”-s në Shën Petersburg të Rusisë, ku ishte duke e zhvilluar meçin.

Krahët dhe këmbët e rusit janë të paralizuara si pasojë e plagëve, shkruajnë mediet ruse.