Edhe Lazio shfaq interesimin për Vedat Muriqin

Edhe Lazio është futur në garë për të blerë Vedat Muriqin.

Klubi italian u interesua për sulmuesin e Fenerbahçes dhe Kosovës gjatë këtij sezoni.

Media prestigjioze italiane, “Calciomercato”, dhe ajo turke, “Milliyet”, shkruajnë se drejtuesit e klubit të Fenerbahçes kanë rritur vlerën e kartonit të 25-vjeçarit në 35 milionë euro, rreth 15 milionë euro më shumë se gjatë merkatos së janarit.

Gjatë afatit të fundit kalimtar, Totenhemi dhe shumë klube të njohura europiane dhanë ofertat e tyre për Muriqin, por të gjitha u refuzuan nga presidenti i Fenerbahçes.

Në dy sezonet e fundit, Muriqi është renditur mes sulmuesve më të mirë të kampionatit turk.