Parashikimi javor sipas astrologes Meri Shehu

DASHI
Kryesisht duhet të merreni me art krijimtari dhe dashuri këtë periudhe. Mund të ëndërroni edhe kontakte me jashtë vendit apo romanca në udhëtime

Demi
Çdo gjë do lidhet me shtëpinë dhe dëshirat e zjarrta që keni për veten në lidhje me karrierën dhe familjen. Ndoshta do gjeni një ngushëllim apo dikë ta doni si familje

Binjaket
Sot do jeni të mbushur me energji në komunikim dhe me vetbesim duke krijuar edhe tek te tjerët një ndjesi superioriteti dhe mundësi për të bërë gjëra

Gaforrja
Mund ta mendoni ditën e sotme si ditën me fat për të përmbushur disa boshllëqe të mëdha ekonomike dhe për të marrë dashuri dhe gëzim

Luani
Kjo mund të jetë dita më me fat për ju që të bini ne sy dhe të realizoni ëndrrat dhe dëshirat tuaja. Por duhet të harmonizoheni me energjine e universit

Virgjeresha
Mund të digjeni nga brenda nga dëshira dhe ndjenja të forta që për disa arsye ngelen të bllokuara. Por ajo që ju ngrohë nuk duhet t’ju djeg prandaj çlirohuni mos u mbyllni

Peshorja
Do jeni në një moment të përkryer të famës reputacionit apo të mbylljes se një cikli shume të suksesshem në jetën tuaj. Flirtoni dhe bëni gjëra të mëdha në përgjithesi

Akrepi
Karriera juaj duhet të ndriçoj si kjo hën e flaktë në  Luan por do ju duhet edhe shume forcë shpirtërore për tu përshtatur në këtë ndriçim të madh

Shigjetari
Udhëtoni me udherrëfyes këtë Hënë te bukur në  Luan që do ju njoh me vende të reja njerëz të rinj dhe dashuri të reja
qe i meritoni dhe mund ti jetoni

Bricjapi
Duhet të ngrohni shpirtin dhe zemrën tuaj dhe jo të ndjeni ftohtësi e humbje. Në planin personal duhet të nxeheni dhe në planin ekonomik më të hapur për të shumfishuar të ardhurat. Bëni bamirësi

Ujori
Hëna e plote në Luan përball jush është më i mirë se Dielli në Luan për ju. Pasi drita e fortë ju lodh por drita e Hënës është ajo që duhet për temperamentin tuaj. Mund të shëroheni të krijoni dhe të gjeni veten tuaj

Peshqit
Puna do jetë ajo që do ju jap lajme apo do finalizoni me sukses një projekt ose do mbyllni një cikël dhe do hapni një të ri Megjithate jeni shumë të ngarkuar emocionalisht