Ndryshime në komisariatet e Tropojës, Lezhës dhe Kukësit, kush janë shefat që ‘vijnë dhe ikin’

Burime na Policia e Shtetit bëjnë me dije se kanë pësuar ndryshime shefat e komisariateve të policisë në Tropojë dhe në Kukës, si dhe në komisariatin e Lezhës.

Nik Nikolla nga Tropoja shkon në Lezhë ndërsa i shefi i Lezhës Agron Kurti nga Lezha vjen në Kukes, ndërsa Arben Kalaja shef i komisariatit të Kukësit shkon në drejtorinë e përgjithshme të policisë.

Ndërkohë në krye të komisariatit të Tropojës do të jetë Arian Dumi.

Ndryshimet nëpër komisariate vijnë pak ditë pas policia ka nisur disa aksione në të gjithë vendin, me qëllim evidentimin e personave që mund të kenë lidhje me krimin, si dhe të kenë pasuri që nuk mund ti justifikojnë me veprimtarinë e tyre.