VIDEO/ Aksident zinxhir në Tiranë, përplasen 3 makina

Një aksident me tre makina të përfshira sapo është regjistruar te Kthesa e Kamzës në Tiranë.

Ende nuk ka raportime për persona të lënduar, por siç shihet në pamjet e mëposhtme përplasja ka qenë e fortë.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë lëvizja e gabuar e njërit prej drejtuesve të mjeteve të përfshira.