Sassuolo fiton me përmbysje ndaj Spalit të Etrit Berishës

Në “Stadio Paolo Mazza”, SPAL priti Sassuolo-n në kuadër të javës së 23-të në Serie- A.

Pritej një ndeshje e dyluftuar mes skuadrave dhe ashtu ndodhi, me Sassuolon që doli fitimtare në minutat e fundit.

Emilianët arritën të përmbysnin rezultatin në 2-1, duke fituar një ndeshje që ishte shumë e rëndësishme për ta.

Takimi nisi mirë për Spalin, të cilët realizuan në minutën e 23’ me Bonifazin dhe e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e një goli.

Megjithatë në pjesën e dytë miqtë përmbysën gjithçka, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme.

Ishte Caputo që realizoi golin e parë për Sasuolon, nga pika e bardhë e penalltisë, e cila solli shumë kontestime nga vendasit. Ishte Boga që shënoi për miqtë në minutën e 90’, duke e çuar ekipin e tij në festë.