Përfundon Asambleja e jashtëzakonshme e KOKSH, ja çfarë është vendosur

Ka përfunduar asambleja e jashtëzakonshme në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Në këtë asamble u vendos që zgjedhjet e reja të zhvillohen pas përfundimit të Lojërave Olimpike.

Kjo ishte dhe ajo që pritej pasi asambleja e jashtëzakonshme e KOKSH po mbahet nën një klimë aspak të qetë .

Komiteti Olimpik është përfshirë prej muajsh në një kaos të vërtetë si pasojë e përplasjeve në kupolën drejtuese, më saktë mes prsidentit Viron Bezhani dhe sekretarit të përgjithshëm Stavri Bello, i cili dha dorëheqjen nga posti i sekretarit të përgjithshëm në KOKSH pas 23 vjetësh.