Pamela Anderson martohet për herë të pestë, ndahet pas 12 ditësh

Pamela Anderson, ikona botërore e bukurisë u martua për të pestën herë edhe pse tashmë 52 vjeçare. Fatkeqësisht as kjo martesë, si katër të parat nuk funksionoi. Madje shkoi shumë më keq, nëse marrim parasysh që ajo zgjat vetëm 12 ditë.

Dashuria me producentin Jon Peters dukej se ishte e sinqertë, por tashmë gjithçka ka marrë fund.

Jon është ai që e mbylli dhe e gjitha kjo nëpërmjet një mesazhi.

“E gjithë kjo situatë, martesa…më kanë frikësuar. Më ka bërë të kuptoj se në moshën 74-vjeçare kam nevojë për një jetë të thjeshtë e të qetë dhe jo një marrëdhënie dashurie ndërkombëtare”, tha ai.

Tabloidet e huaja dyshojnë se çifti kanë qëndruar realisht si të martuar as 12 ditë, por vetëm 5.