Ja me kë do ta kaloj Rihanna Shën Valentinin

Pas ndarjes së Rihann-ës me të dashurin Hassan Jameel, të gjithë po pyesin veten se me kë do ta kalojë këngëtarja 31 vjeçare këtë Shën Valentin.

Kësaj pytje ajo iu përgjigj, kur foli për The Cut.”Unë do të jem në studio,” u shpreh artistja, duke zhgënjyer fansat që prisnin një lidhje tjetër po aq tërheqëse sa dhe e para.

“Jam shumë e emocionuar. Nuk mund të them se me kë jam duke punuar, por është dikush që kam dashur të punoj për një kohë të gjatë,” tha ajo për The Cut. Në fund Rihanna me një të qeshur shtoi: “Mirë do t’ju tregoj, është Pharrell."